Nëntë vjeçari Aga jeton me nënën e tij dhe katër gra të tjera në një zonë të largët malore të Kosovës. Karakteri i vetëm mashkullor që ai ka në jetën e tij është Cera që është një person i dhunshëm dhe i pamëshirshëm, i cili sidoqoftë kujdeset për Agën.
Aga i kalon ditet duke kërkuar babanë e tij të zhdukur, por është shumë i ri për të kuptuar pse nuk është i pranishëm. Kur lind një emergjencë e papritur, Aga detyrohet të ndihmojë dhe kjo shkakton një sërë ngjarjesh ku e vërteta fillon të shfaqet.